Mokador 100% straordinario

 
Certifikime


CERTIFIKIMI ËSHTË BAZA E CILËSISË
 
Mokador, që nga themelimi, ka ndjekur rrugën e cilësisë dhe ekselencës në prodhimin e kafesë, prandaj ka vendosur të marrë certifikimin vullnetar të “Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë” ISO 9001 dhe të “Sistemit të Menaxhimit Mjedisor” ISO 14001, të lëshuara nga enti prestigjioz Bureau Veritas. Këto certifikime konfirmojnë përkushtimin e Mokador për të përmirësuar vazhdimisht efikasitetin e produkteve dhe shërbimeve të saj, por gjithashtu ndjeshmërinë ndaj përgjegjësisë mjedisore.


Certifikimi ISO 9001

Kompanitë e suksesshme janë të motivuara të promovojnë cilësinë në çdo aspekt të aktivitetit të tyre: nga menyra e funksionimit, nivelet e shërbimit ndaj klientit, deri tek produktet e ofruara.
Normativa ISO 9001 është një standard ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë, i aplikueshëm nga të gjitha organizatat, që operojnë në çdo sektor aktiviteti.
Bazohet në 8 parime të menaxhimit të cilësisë (të gjithë të domosdoshëm për një drejtim të mirë të biznesit):

  • Lidership
  • Përqendrim tek klienti
  • Përfshirja e stafit
  • Qasja për procese
  • Qasja sistematike në menaxhim
  • Përmirësimi i vazhdueshëm
  • Marrja e vendimeve bazuar në të dhëna faktike
  • Marrëdhënie të dobishme me furnizuesit

Mokador, konfirmon angazhimin e saj në këtë drejtim, duke verifikuar dhe kontrolluar procesin e cilësisë në të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga blerja e kafesë së papërpunuar, në pjekje dhe tregtim.
 
Disa nga avantazhet kryesore janë:

  • Të demonstrosh angazhimin e kompanisë ndaj cilësisë dhe kënaqësisë së klientëve
  • Të sigurosh që produktet dhe shërbimet e ofruara marrin në konsideratë nevojat e klientëve dhe kriteret ligjore
  • Të matësh progresin e kompanisë drejt përmirësimit të vazhdueshëm të performancës
  • Të përmirësosh rezultatet organizative të kompanisë

 
Certifikimi ISO 14001

Vemendja ndaj mbrojtjes së mjedisit përmirëson imazhin e një kompanie dhe, në të njëjtën kohë, menaxhimi i duhur i çështjeve mjedisore ofron një shtysë organizative.
Norma ISO 14001 bën pjesë në një seri normash ndërkombëtare, që lidhen me Sistemin e Menaxhimit Mjedisor, të aplikueshme në të gjitha llojet e organizatave.
Bazohet në parime të menaxhimit që parashikojnë fazat e planifikimit, ekzekutimit, kontrollit dhe veprimeve për përmirësime. Zbatimi i kësaj norme përcakton kriteret kryesore për të identifikuar, kontrolluar dhe monitoruar aspektet mjedisore të çdo organizate që ndjek një politikë mjedisore.
Mokador angazhohet të respektojë të gjitha kriteret ligjore, të menaxhojë mbetjet dhe të rrisë kursimin energjetik duke ulur mbeturinat prodhuese dhe duke reduktuar ndikimin mjedisor.
 
Disa nga avantazhet e menjëhershme janë:

  • Besim më i madh nga klientët, investitorët dhe publiku
  • Kontroll më i mirë i kostove dhe kursim i lëndëve të para
  • Reduktim i kostove financiare në raste përputhshmërie
  • Uljen e sigurimeve kundër rreziqeve mjedisore


Certifikata SEEDLING DIN CERTCO për cialde kompostuese

Pas një rruge të plotë në favor të mjedisit, filluar në gusht 2018, me krijimin e cialdes me filtër të kompostueshme, në shtator 2019 Mokador më në fund ka marrë certifikimin SEEDLING DIN CERTCO, njohje ndërkombëtare që vërteton kompostueshmërinë e cialdeve të Mokador në të gjitha format e shpërndara. Ky është një arritje e madhe për kompaninë. Vetëm kompanitë me certifikim mbi kompostueshmërinë mund të pohojnë që cialdat e tyre janë 100% të kompostueshme.

Termi kompostues duhet dalluar nga termi i biodegradueshëm. Një material është kompostues kur, pas degradimit të tij, natyral ose industrial, kthehet në kompost. Materialet organike (si mbetjet nga kopshti dhe kuzhina), të dekompozuara në kushte të veçanta nga mikroorganizmat, kthehen në një substancë të ngjashme me dheun që përdoret për plehërimin në bujqësi ose rimbjelljen e luleve dhe bimëve. Pasuria e tij në elemente organike përmirëson strukturën e tokës dhe ofron lëndë ushqyese.
Për të quajtur kompostues, produkti duhet të degradohet brenda 3 muajsh dhe të mos jetë më i dukshëm. Gjithashtu, mbetjet nuk duhet të kenë rreziqe toksike për mjedisin.


Certifikata SEEDLING DIN CERTCO për kapsulat kompostuese Mokador Diva

Kapsulat kompostuese të sistemit ekskluziv Mokador Diva janë të certifikuara SEEDLING DIN CERTCO dhe mund të hidhen plotësisht në mbeturinat organike. Një hap i vogël për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.


Edhe Gran Miscela është e certifikuar nga Bureau Veritas

Mokador ka bërë cilësinë shtyllë të filozofisë së saj, prandaj ka dashur të marrë certifikimin vullnetar të produktit të lëshuar nga enti ndërkombëtar Bureau Veritas për përzierjen e saj unike të Gran Miscela Mokador.
Në këtë mënyrë, Mokador u ofron klientëve mundësinë të dallohen në treg duke shfaqur profesionalizmin e tyre dhe besueshmërinë ndaj cilësisë së kontrolluar në kohë.
 
Gran Miscela Mokador Certifikata Bureau Veritas IT304569-1, certifikim për:

  • Profil sensorial i përcaktuar. Aroma dhe shija e Mokador kontrollohen dhe garantohen me kalimin e kohës
  • Tostim i ndarë. Llojet e ndryshme të kafesë përgatiten veç e veç për të theksuar karakteristikat e tyre organoleptike 
  • Ftohje me ajër. Aromat fiksohen në kokrrat e sapo pjekura me anë të një sistemi ventilimi me ajër të detyruar natyror
  • Stagionim i kontrolluar. Kafja e pjekur dhe e ftohur lihet të pushojë 10-15 ditë në silosë të veçanta dhe paketohen vetëm pasi ka arritur maturimin e duhur


Certifikata Kosher

Kompania ka marrë certifikimin Kosher për kafenë e prodhuar në fabrikat Mokador.


Certifikata IEI për Espresso Italiano Gran Miscela

Kompania ka marrë certifikimin IEI për Espresso Italiano Gran Miscela.


Certifikata e Produktit (produkte kafeje në kokrra)

Kompania ka marrë Certifikatën e Produktit për referencat Brio dhe Extracream, në përputhje me standardin Confida DTP114 për cilësinë funksionale të përzierjeve të kafesë në kokrra.


Certifikata për kafenë organike

Gjatë vitit 2020, Mokador filloi një projekt për marrjen e Certifikatës në përputhje me Rregulloren 1ce 834/2007 dhe azhurnimet e saj.
Më 6 mars 2020, Mokador mori nga një organ i njohur nga Ministria e Politikave Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore, autorizimin për të përpunuar dhe paketuar kafe organike të etiketuar dhe të shitshme vetëm në markën Mokador me kodin identifikues 101303. 

 

 
Kafe Mokador

 
Përtej Kafesë